Nuk është vetëm fakti që e ka nga fisi i gruas, nga Martinaj. Edhe pse ai bën shumë për fisin e gruas, kjo nuk është arsye e mjaftueshme ta pyesim për Ervis Martinaj. Por sot, pas një heshtje të gjatë, ai befas shpërtheu dhe “dëshmoi” se Ervis Martinaj ka qenë “Njëshi” i lojrave të fatit dhe se Edi Rama i legalizoi ato, sapo u zhduk Martinaj. Të gjithë e dinë që Martinaj ishte faktor kyç në industrinë e lojërave të fatit. Madje ngjarja e përgjakshme në Bllok më 2018, ishte shkak për mbylljen e sallave të basteve sportive.Por Sali Berisha nuk është ndjerë kurrë për këtë gjë. Ai nuk ka lënë njeri pa marrë nëpër gojë, nuk ka lënë pikë bastesh e kazino pa telendisur, kur ka qenë në opozitë, nuk ka lënë pikë bastesh pa leje pa e pas nën kontroll djali i tij kur ka qenë në pushtet, ka qenë i lidhur drejtëpërdrejt dhe personalisht me klanin Osmani në Gjermani, që financuan fushatën e vitit 2005 të Partisë Demokratike, por për këtë Vis Martinajn, nuk ka folur kurrë. Nuk ka folur, as kur ky ka qenë “numri 1” i lojërave të fatit, nuk ka folur kur ndodhi ngjarja kriminale në Bllok, edhe pse flet për çdo rrahje në çdo cep të Shqipërisë, dhe nuk foli as kur u zhduk ai. Kjo tregon se ka një lidhje mes heshtjes së Sali Berishës dhe aktivitetit të Ervis Martinaj. Sot befas ai foli me sigurinë e një njeriu që e di se Martinaj nuk është më gjallë. Dhe dëshmoi se ai paska qenë “njëshi” i lojërave të fatit.Fakti që i ka ardhur goja tregon se ndjehet i lehtësuar që ai është zhdukur, por jo aq sa të distancohet prej tij. Me sa duket nuk është plotësisht i qetë. Nuk është i sigurtë, as që është zhdukur dhe as që mund të distancohet prej tij. Kjo e ilustron më së miri dhe temën e “Foltores” së tij për vizionin që ka për sigurinë dhe rendin publik në të ardhmen.