Një mesazh motivues për të gjithë, jo vetëm për nxënësit në këtë fillim shkolle nga studiues dhe historiani italian Flavio De Bernardinis që ka bërë xhiron e rrjetit për të studiuarin dhe të mësuarin.

Studioni!
Për hir të dijes, asnjëherë për nota.
Sepse njohja ndihmon të jesh.
Dhe të dish shumë ndihmon të jesh shumë.
Studioni!
Sepse kultura të bën të lirë
dhe asgjë nuk vlen më shumë se liria.
Studioni!
Sepse ne jemi fjalët që dimë,
sepse mendimi krijon realitetin.
Studioni!
Sepse nuk do ta njihni kurrë mërzinë
nëse do doni një libër, një peizazh,
një pikturë ose javën e enigmës.
Studioni!
Sepse duke studiuar do të kuptoni cilësitë tuaja, prirjet tuaja, dobësitë tuaja.
Studioni historinë, sepse e kaluara ndriçon të tashmen.
Studioni gjeografinë, sepse çdo vend është gjithashtu një lumë, një mal, një erë.
Studioni matematikën sepse në jetë shpesh llogaritë nuk dalin dhe duhen gjetur zgjidhje alternative.
Mësoni gjuhë të huaja, sepse udhëtimi është mësimi më i mirë i jetës.
Studioni biologji sepse të kuptosh se si rreh zemra ose pse rrahjet përshpejtohen nëse bie në dashuri është e mrekullueshme.
Studioni filozofinë sepse do të mësoni të arsyetoni dhe ta shikoni botën nga këndvështrime më origjinale.
Studioni letërsi sepse do të jetoni shumë jetë dhe do të shihni vende të mrekullueshme nga shtëpia.
Studioni gramatikën sepse ndryshimi midis një theksi dhe një apostrofi nuk është kurrë një detaj.
Studioni muzikën, artin dhe poezinë!
Sepse bukuria është emocion dhe terapi.
Studioni fizikën dhe kiminë sepse në atom dhe molekula fshihen energji shumë të fuqishme.
Studioni!
Sepse kur ndalon së mësuari, ndalon së jetuari.
Studioni atë që ju pëlqen, por edhe atë që tani ju duket e padobishme.
Sepse një ditë, kur nuk e pret, do ta kuptosh kuptimin e saj.
Studioni!
Pa pritur shumë nga vetja dhe pa hequr dorë kurrë nga koha e lirë, sporti dhe emocionet.
Sepse studimi vjen gjithmonë pas mirëqenies suaj!
Studioni!
Pa frikë se mos harroni diçka.
Sepse vrimat e kujtesës shërbejnë për të krijuar vend.
Sepse shkolla është për t’i shndërruar pasqyrat në dritare, jo për t’ju gjykuar.

(F. De Bernardinis)
Flavio De Bernardinis (Romë, 1957) është një historian dhe mësues italian, një studiues i historisë së kinemasë dhe i teatrit dhe mësues i Historisë së Kinemasë.