Enis Çokaj u transferua në mënyrë të papritur te Panathinaikosi.
Mesfushori i Kombëtares shqiptare u largua nga Lokomotiva e Zagrebit për shifrën e 1.5 milionë eurove.
Zyrtarizimi erdhi mbrëmjen e djeshme nga klubi helen, që njoftoi për arritjen e marrëveshjes për 4 vitet e ardhshme.
Sot, Panathinaikosi ka publikuar përmes kanalit zyrtar në “Youtube“ edhe prezantimin e Enis Çokajt.
Ky i fundit ka provuar fanellën e re që do të mbajë veshur në Greqi, duke pozuar për klubin.