Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka bërë sot publik emrin e drejtorit të kabinetit të tij. Bëhet fjalë për Eriol Braimllarin.
Meta theksoi se Braimllari do të japë një kontribut të rëndësishëm në përmbushjen e objektivave të përbashkëta.
MESAZHI I METËS
Kënaqësi të konfirmoja sot z.Eriol Braimllari si Drejtor të Kabinetit tim. Besoj se ai do të japë një kontribut të rëndësishëm në përmbushjen e objektivave të përbashkëta dhe në veçanti në politikat tona për përfshirjen e rinisë dhe mbështetjen e familjeve të reja.