Edi Rama: Cilët rusë të mitë? Shefi i kundërterrorit i FBI ka qënë dhe është miku im. Nëse ai ka një çështje të tijën me drejtësinë në SHBA, kjo është çështje e tij me SHBA dhe lëreni të flasë drejtësia në SHBA. Nuk bëhen akuzat në këtë farë feje se është e tmerrshme, komplet e tmerrshme. Nuk është e tmerrshme për mua, se unë për sa kohë jam në detyrë, i pres të gjitha, po është tmerrshme për këtë popull. Për të gjithë ato që ne i konsiderojmë vlera shqiptare, tradita. Bëhet fjalë për një çështje në SHBA që nuk ka asnjë lidhje me mua dhe qeverinë shqiptare, me asnjë biznes të çfarëdollojshëm. Me këtë teori i bie që ne nuk duhet të takojmë askënd se mund të ketë një problem në vendin e vet.