Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi pritet të zhvillojë sot një mbledhje me drejtorët e Policisë në qarqe dhe drejtorët e departamenteve.

Mbledhja do të nisë në orën 16:00.

Në këtë takim pritet të prezantohet edhe drejtori i ri i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit pas shkarkimit të Gledis Nanos. Muhamet Rrumbullaku pritet të emërohet në krye të Policisë së Shtetit.