Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka ka zhvilluar një takim me të dërguarin e Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin. Xhaçka ka ndarë foto nga takimi, ndërsa shkruan se kanë diskutuar për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Ministrja thotë se presin mbështetjen e Gjermanisë sa i takon rrugëtimit të Shqipërisë në union, si edhe të bashkëpunojnë ngushtë për Samitin e Procesit të Berlinit që do të mbahet në nëntor.
“Takim i shkëlqyer me përfaqësuesin special të qeverisë gjermane për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin. Mirënjohje ndaj Gjermanisë, por edhe personalisht z. Sarrazin, për mbështetjen e vazhdueshme për integrimin në BE të Shqipërisë. Mirëpresim të bashkëpunojmë ngushtësisht së bashku për integrimin në BE dhe në Samitin e Procesit të Berlinit në nëntor”, shkruan Xhaçka.