Akuzave dhe thirrjeve të Berishës, Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi ka zgjedhur t’i përgjigjet me një thirrje ndryshe.“Për sa i takon thirrjes, z. Berisha bëri thirrje për protesta unë kam një thirrje tjetër. Kam krejt një natyrë tjetër thirrjeje. Nesër është ‘Dita Ndërkombëtare e Gjuhës së Shenjave’ dhe unë dua ta shfrytëzoj këtë moment që të ndaj me ju lajmin e mirë se për herë të parë ‘Instituti i Nxënësve që Nuk dëgjojnë’ do të ketë shkollë të mesme për këta nxënës, për herë të parë në historinë e tij.
Për herë të parë nxënësit që nuk dëgjojnë dhe nuk flasin nuk do të rrinë më në shtëpi kur mbarojnë klasën e 9-të, por do të vazhdojnë shkollën do të jetë një shkollë e orientuar për teknologji dhe TIK.

Nesër do të jenë të aftë për veten e tyre, do të integrohen në shoqëri, por pse jo do të japin edhe kontribut për shoqërinë dhe kjo foltore duhet të jetë edhe për lajme të mira, nuk duhet të jetë vetëm për akuza, vetëm për sharje, duhet të jetë edhe për thirrje të kësaj natyre dhe unë nuk e përmenda këtë për të thënë që shiko se çfarë kemi bërë, e përmenda vetëm që t’i bëj thirrje të gjithë prindërve në gjithë Shqipërinë që kanë fëmijë që nuk flasin dhe që nuk dëgjojnë t’i sjellin në shkollën e mesme këtu në Tiranë, në institutin e Nxënësve që Nuk Dëgjojnë sepse është falas edhe akomodimi edhe shkollimi edhe ushqimi”.- u shpreh ministrja.

REPLIKA E PLOTË E MINISTRES KUSHI: E kërkova fjalën për dy çështje. E para, për t’i dhënë një përgjigje z. Berisha, dhe e dyta për një thirrje. Në lidhje akuzat e z. Berisha. Z. Berisha deklaroi se pagat e mësuesve nuk janë rritur asnjëherë këto vite, ndërkohë që mësuesit e dinë shumë mirë, dhe ndërkohë z. Berisha edhe ju e dini shumë mirë që pagat e mësuesve në mandatin e kaluar u rritën me 32% dhe në mandatin e dytë me të cilin jemi do të rriten me 40%. Jemi të angazhuar për këtë dhe deri në fund të mandatit pagat do të jenë rritur 40%.

E dyta diskutoi në lidhje me Portalin, “portali i mashtrimit” tha. Ndërkohë që është po ky portal që i vlerëson mësuesit me meritokraci dhe transparencë. Është pikërisht ky portal që i jep mundësinë edhe mbështetësve tuaj dhe bën shumë mirë, që nëse janë të renditur të parët në portal të fillojnë menjëherë punë me kontratë definitive.Rastet janë më se të freskëta madje. Mësues që kanë qenë të parët, janë mbështetësit tuaj. Janë dëshmitarë, sot janë me kontratë definitive. Për sa i takon thirrjes zoti Berisha bëri thirrje për protesta unë kam një thirrje tjetër. Kam krejt një natyrë tjetër thirrjeje.

Nesër është “Dita Ndërkombëtare e Gjuhës së Shenjave” dhe unë dua ta shfrytëzoj këtë moment që të ndaj me ju lajmin e mirë se për herë të parë “Instituti i Nxënësve që Nuk dëgjojnë” do të ketë shkollë të mesme për këta nxënës, për herë të parë në historinë e tij.
Për herë të parë nxënësit që nuk dëgjojnë dhe nuk flasin nuk do të rrinë më në shtëpi kur mbarojnë klasën e 9-të, por do të vazhdojnë shkollën do të jetë një shkollë e orientuar për teknologji dhe TIK.Nesër do të jenë të aftë për veten e tyre, do të integrohen në shoqëri, por pse jo do të japin edhe kontribut për shoqërinë dhe kjo foltore duhet të jetë edhe për lajme të mira, nuk duhet të jetë vetëm për akuza, vetëm për sharje, duhet të jetë edhe për thirrje të kësaj natyre dhe unë nuk e përmenda këtë për të thënë që shiko se çfarë kemi bërë, e përmenda vetëm që t’i bëj thirrje të gjithë prindërve në gjithë Shqipërinë që kanë fëmijë që nuk flasin dhe që nuk dëgjojnë t’i sjellin në shkollën e mesme këtu në Tiranë, në institutin e Nxënësve që Nuk Dëgjojnë sepse është falas edhe akomodimi edhe shkollimi edhe ushqimi. Kështu që i bëj thirrje dhe doja ta ndaja me ju këtë lajm të mirë.