Sali Berisha këtë të dielë ka zhvilluar një “Foltore” me demokratët e Italisë.

“Foltorja” është mbajtur online.

Sot, portali i familjes Berisha është shfaqur entuziast për këtë “Foltore”.

“Media italiane, jehonë takimit të Berishës me demokratët në Romë”, thuhet në titullin e lajmit të portalit të familjes Berisha.

“Agjencia italiane e lajmeve ItalPress ka raportuar takimin online që kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha zhvilloi të dielën me shqiptarët që jetojnë në Romë.

ItalPress shkruan se takimi i mbajtur në distancë mblodhi mjaft simpatizantë të Partisë Demokratike me banim në Itali.

kanë shpërdoruar detyrën dhe jo t’i vihet pas gazetarëve

Në këtë takim, thekson ItalPress, Berisha vlerësoi rolin e Italisë në rrugën e Shqipërisë drejt demokracisë, duke shtuar se ndihma e madhe e këtij vendi mik pati një rol të rëndësishëm në ecurinë e vendit.

“Ish-kryeministri Berisha ka vlerësuar kontributin e Italisë në rrugën e Shqipërisë drejt ekonomisë së tregut.

Berisha tha se anti-mafia italiane ka dhënë gjithashtu kontribut të jashtëzakonshëm në betejën kundër mafies”, shkruan ItalPress.

“Italia po jep kontributin e saj në luftën kundër krimit të organiaur në të dy anët e Adriatikut”, nënvizoi Berisha, raporton agjencia italiane”, thuhet në lajmin e portalit të familjes Berisha.

Ajo që nuk kuptohet, është fakti se pse Sali Berisha e bëri këtë “Foltore” online.

Se mirë në SHBA nuk udhëton dot, pasi e kanë shpallur “non grata”, ndaj dhe u detyrua ta mbajë “Foltoren” e tij online, po në Itali pse nuk shkoi fizikisht, kur me avion shkon më shpejt se në Pukë?

Apo i druhet asaj që thotë Taulant Balla, se vendet e BE-së do ta shpallin shumë shpejt “non grata”?

TemA