Zëdhënësi i qeverisë greke, Yannis Oikonomou kërkoi nga qeveria turke që të tërhiqej nga kërcënimet për luftë.

Në një konferencë për shtyp pak më parë, zyrtari grek theksoi se qeveria e Erdoganit po përpiqej që të krijonte një realitet të ri përmes shpikjes së ngjarjeve historike.

“I ftoj ata që të heqin dorë nga retorika e luftës dhe të rikthehen te logjika. Besoj se këto që thonë janë vetëm fjalë përmes, të cilave duan të krijojnë një realitet që nuk ekziston”, tha ai.