Beniada Nishani është një ndër personazhet më të bujshëm të këtij edicioni të “Big Brother VIP Albania”. Vajza bukuroshe shqiptare që la Italinë për të marrë pjesë në një reality-show në vendin e saj, i tregoi të gjithëve sa e thjeshtë dhe pa komplekse ishte, duke i rrëmbyer zemrat publikut shqiptar.

Me thjeshtësinë dhe ëmbëlsinë e saj, shqipen e folur me gabime por lezetshëm, bujarinë dhe maturinë e saj, ajo arriti deri në natën finale të spektaklit, së bashku me Einxhelin, Donaldin dhe Ilir Shaqirin. Edhe pas përfundimit të realityshow-t, Beniada vazhdon të jetë një prej personazheve më të komentuar e më të ndjekur në rrjete sociale.

Së fundmi, ajo ishte e pranishme në eventin e “Festivalit të Filmit në Venecia”, ku shkëlqeu nga koka tek këmbët.