Pas një periudhe të gjatë thatësire, vendi sot është përfshirë nga reshje në formë stuhie e rrebeshe, të cila rrezikojnë edhe përmbytje në disa qytete të vendit.
Ky paralajmërim është dhënë edhe nga sinoptikanët, ndërsa kryetari i bashkisë së Lezhës e Tropojës, u bën thirrje qytetarëve që të kenë kujdes.
Në Tropojë, kryetari i bashkisë Rexhe Byberi, ka publikuar foto të dëmeve që ka shkaktuar shiu i pandërprerë në disa zonë. Byberi bën apel që institucionet të kenë një vëmendje të shtuar, ndërsa u bën thirrje qytetarëve që të kenë kujdes.
Ndërkohë bashkia e Lezhës nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale informoi qytetarët se reshjet e dendura të shiut, të parashikuara gjatë fundjavës, mund të krijojnë probleme të ndryshme për qytetarët.