Vendi ynë vijon të dominohet nga vranësirat e shpeshta të cilat herë pas here do të pësojnë zhvillime duke krijuar mundësi për reshje shiu të pakta. Sipas MeteoAlb, pritet që më të dukshme vranësirat dhe reshjet të jenë gjatë paradites. Ndërsa pas mesdite parashikohet të ketë përmirësim gradual dhe të përkohshëm të kushteve të motit.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 11°C deri në 28°C.

Era do të fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.

Kosova

Kosova në pjesën më të madhe të territorit do të jetë në dominimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave në pothuajse gjithë ditën. Por në zonat Veriore dhe Veriperëndimore vranësirat pritet të jenë më të dukshme, ku herë pas here do të krijojnë mundësi për reshje shiu.

Maqedonia e Veriut

Republika e Maqedoninë e Veriut do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme përgjatë gjithë 24 orëshit në të gjithë territorin. Pritet që kthjellimet të jenë më të dukshme në orët e para të ditës. Ndërsa vranësirat më të shpeshta do të jenë pas mesdite në Maqedoninë e Veriut.

Rajoni dhe Europa

Gadishulli Skandinav dhe pjesërisht Jugu i kontinentit do të jenë në ndikimin e kthjellimeve dhe kalimeve të vranësirave. Ndërsa Europa Jugperëndimore dhe Qendrore do të jenë në dominimin e vranësirave të shumta të cilat do të gjenerojnë rrebeshe shiu. Po ashtu në mbizotërimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike do të jenë Ishujt Britanik dhe Lindja e kontinentit.