Temperaturave të larta i ka ardhur fundi. Meteorologia Lajda Porja thotë se do të ketë një përmbysje të situatës dhe se temperaturave të larta do t’i vijë fundi.
Fundjave pritet që të shoqërohet me reshje, kryesisht e shtuna, ku edhe do të ketë rënie drastike të temperaturave.
“E gjithë java do të sjellë një përmbysje të situatës. Kanë nisur reshjet e para në zonat veriore. Sonte gjatë natës dhe e gjithë dita e shtunë do të jenë rrebeshe. Do të kemi intervale me intensitete të larta. Mund të kemi edhe përmbytje të përkohshme. Parashikohet ë fundjava të jetë me shi, kryesisht e shtuna, dita e dielë do të ketë përmirësim gjatë pasdites, por edhe të hënën mbeten reshje të pakta shiu për tu kthyer ditën e martë. Sot dita e fundit me temperatura më të larta. Nga e shtuna do të kemi rënie drastike të temperaturave. Do të kemi temperatura të ngjashme me dhjetorin”, tha meteorologia, duke shtuar: “Pas kësaj stuhi që ka përfshirë Italinë dhe po zhvendoset drejt vendeve të rajoni do qëndrojë deri 5-6 ditë, por do kemi sërish përmirësim të motit, por nuk do të ketë sërish temperatura të larta. Kjo vranësirë epiqendrën e ka veri të Ballkanit. Priten shumë reshje në Fierze, Vaun e Dejës e Koman.