Ndahet nga jeta mjeshtri i madh i pikturës shqiptare, Sali Shijaku. Sali Shijaku prej disa ditësh ishte shtruar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. Piktori i mirënjohur shqiptar ndërroi jetë në moshën 89-vjeçare.Lajmin për ndarjen e tij nga jeta, e njoftoi i biri Orges Shijaku.
“Me hidhërim të thellë ju njoftojmë për humbjen nga kjo jetë të babait tonë, Piktorit të Popullit, Nderit të Kombit Shqiptar, Sali Shijaku. I lehtë të qoftë dheu. I kushtove gjithë jetën artit dhe Shqipërisë”, shkruan djali i tij. Sali Shijaku ishte piktor kolorist, dekorativ dhe krijues i kompozimeve një figurëshe.
Disa nga pikturat e tij ndër vite: