Ambasada e SHBA në Tiranë ka shpërndarë një mesazh të presidentit amerikan Joe Biden dhe zonjës së parë Jill Biden pas ndarjes nga jeta të mbretëreshës Elizabeth.

Biden shprehet se mbretëresha përcaktoi një epokë në një kohë që ndryshon vazhdimisht, duke qenë një burim ngushëllimi dhe krenarie për brenda të tërë britanikësh që nuk e kanë njohur kurrë vendin e tyre pa të.

Mesazhi i plotë i publikuar nga ambasada e SHBA

“Shkëlqesia e saj Mbretëresha Elizabeta II ishte më shumë se një monarke.

Ajo përcaktoi një epokë. Në një botë që ndryshon vazhdimisht, ajo ishte një prani e qëndrueshme dhe një burim ngushëllimi dhe krenarie për breza të tërë britanikësh, shumë prej të cilëve nuk e kanë njohur kurrë vendin e tyre pa të.

Një admirim i vazhdueshëm për Mbretëreshën Elizabeta II bashkoi njerëzit në të gjithë Commonwealth-in. Shtatë dekadat e mbretërimit të saj historik dëshmuan për një epokë përparimi të jashtëzakonshëm të njerëzimit dhe për përparimin e dinjitetit njerëzor.” – Presidenti Joe Biden dhe Zonja e Parë Jill Biden.