Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensyy zhvilloi një takim me Haluk Bayraktar, shefin ekzekutiv të kompanisë Baykar në Turqi.

Biseda e tyre u fokusua në bashkëpunimin e mëtejshëm të Ukrainës me kompaninë për forcimin e aftësive mbrojtëse të Forcave të Armatosura të Ukrainës.

Gjithashtu diskutuan detajet e ndërtimit të uzinës Baykar në Ukrainë dhe prodhimin e armatimeve të reja duke përdorur pjesë ukrainase.

Zelenskyy vlerësoi kontributin e Haluk Bayraktar dhe kompanisë së tij për rritjen e fuqisë së Forcave të Armatosura të Ukrainës në luftën kundër Rusisë dhe e dekoroi me “Urdhrin e Meritës”.

“Të gjithë në Kiev e dinë se çfarë është Bayraktar, e njohin kompaninë tuaj. Shumë faleminderit President Erdogan dhe si edhe qytetarëve të Turqisë për mbështetjen, në këtë luftë kundër agresionit rus”, tha Kreu i Shtetit.

Në korrik, Kabineti i Ministrave të Ukrainës paraqiti në Verkhovna Rada një projektligj për të lejuar ndërtimin e një objekti për prodhimin dhe mirëmbajtjen e Bayraktar në Ukrainë.

Në gusht, kompania turke Baykar synon të ndërtojë një fabrikë për prodhimin e dronëve sulmues Bayraktar TB2. Ata filluan gjithashtu një program ndërtimi të një qendre kërkimore dhe një qendre të avancuar prodhimi në Ukrainë.

Drejtori i përgjithshëm i Baykar theksoi gjithashtu se asnjë vend tjetër, përveç Turqisë, nuk ka pranuar ndonjëherë të bashkëpunojë me Ukrainën në fushën e sulmit të UAV-ve. Vetëm Turqia ka pranuar të punojë në këtë teknologji.

Marrëveshja ndërmjet qeverive të Ukrainës dhe Turqisë u nënshkrua nga Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës Oleksii Reznikov dhe Ministri i Industrisë dhe Teknologjisë i Turqisë Mustafa Varank në fillim të shkurtit 2022.

Kjo marrëveshje duhet të promovojë bashkëpunimin ukrainas-turk në zhvillimin, prodhimin dhe funksionimin e UAV-ve Bayraktar. Marrëveshja parashikon pjesëmarrjen e specialistëve ukrainas në procesin e punës në mjetet ajrore pa pilot.