Pas shumë vitesh bashkë, ditën e sotme Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha më në fund do t’i thonë “Po” njëri-tjetrit.
E teksa përgatitjet e fundit vijojnë për dasmën e madhe, mësohet se numri i personave personave që do të jenë dëshmitarë të kësaj feste do të jetë rreth 300.
Dekori dhe të gjitha detajet e tjera janë përzgjedhur nga vetë çifti, gjithashtu edhe me ndihmën e motrës së Shkëlzen Berishës, Argita Malltezi, e cila ka qenë një ndihmë e madhe për Arminën.
Ceremonia do të mbahet në një agroturizëm në Shijak dhe më pas me një darkë më gatime tradicionale.