Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella vjen sot për një vizitë zyrtare në Tiranë. Kreu i shtetit italian mësohet se do të vijë mbrëmjen e sotme në kryeqytet, ndërkohë që për nesër është parashikuar që të zhvillojë takimin e tij me presidentin italian, Bajram Begaj.

Mësohet se Mattarella dhe Begaj pritet të kenë një konferencë për shtyp. Më pas presidenti italian do të takohet me kryeministrin Edi Rama dhe kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolli.

Po ashtu presidenti do të takohet dhe me përfaqësues të komunitetit italian.