Mozzik publikoi së fundmi një këngë për të bijën në të cilën tregonte vuajtjet e të mos e pasurit afër. Mes të tjerash ai ndalej dhe te ndarja nga Loredana. “Askush nuk e di arsyen time, mos m’lypni arsyetime, portalet shkrujnë për klikime, flasin, shpifin për jetën time. Hanë, e di dhe pak ke me m’pyt pse me mamin na u ndamë, ka me kanë ma mirë une sen mos me thanë, se po t’kallxova osht tepër e ran”, shprehej reperi.
Kjo këngë ka bërë që ndjekësit të aludojnë dy gjëra: e para, që Loredana nuk e lejon Mozzikun të takojë të bijën dhe së dyti, se ajo e ka tradhtuar reperin.
Mirëpo këtyre aludimeve iu është përgjigjur vetë Loredana gjatë një bisede me ndjekësit në rrjete sociale. Teksa një prej tyre e ka pyetur nëse e lejon Mozzikun të takojë vajzën, reperja është përgjigjur: Ai mund ta takojë dhe ta marrë Hanën sa herë ka dëshirë! S’ka qenë kurrë ndryshe. Duhet ta pyesësh si është puna.
“A e ke tradhtuar ndonjëherë ish-in?”, i ka shkruar një tjetër. “Jo”, është përgjigjur ajo.