Nga Spartak Ngjela/
Mirë Putini që është një budalla që, si arsye, nuk e kalon moshën 16 vjeçare; por më kalama na qenkërka ministri i Jashtëm i Rusisë, Medvedev!
Ja si shprehet 15 vjeçari rus Medvedev:
“Toka do digjet, betoni do shkrihet: Po vjen “Armagedoni” “.
Janë, që të dy, pa asnjë vlerë logjike. Do fillojmë luftën bërthamore, i thonë Amerikës, po nuk ndaluat ndihmën perëndimore drejt Ukrainës.
Dhe presidenti Biden u tall me ta dje…
Ukraina i mundi keq
Në fakt Ukraina i mundi me një fitore historike. Atë që nuk ia bëri dot Nazizmi gjerman Rusisë, ia bëri demokracia e Ukrainës.
Një fitore e madhe kjo e demokracisë kundër terrorizmit dhe, edhe një fitore e lirisë në rrafsh botëror
I mundi Ukraina të dy krerët e Rusisë, por, mosha e vogël që kanë në arsyen e tyre, po i shtyn ata drejt marrëzisë.
Pse, mor fëmijë të humbur të Moskës, Perëndimi nuk ka armë bërthamore?!
Në fakt…
E dinë kalamajtë e Rusisë se ç’ka Amerika dhe Britania, nuk se nuk e dinë, por mendojnë të trembin Perëndimin. Hajde valle fëminore hajde!…
Është një humor i madh historik ky, kur dy kalamaj nga mendja mendojnë të trembin burrat e shtetit në Uashington!!!
Është komedi. Por që po vjen në skenë si rrjedhojë e tragjedisë së Putinit.
Në fakt, tragjedia që po i vjen Putinit është shpëtimi i Rusisë nga histeria tiranike Putin.
Dhe fundi i tij është i afërt.
Ushtria po kërkon ta vrasë. Kurse Putini, duket i trembur, dhe, në komunikimin e tij, është tërësisht i mbështetur në moshën e vogël të arsyes që ka.
Ne po shohim ndërkaq se atij po i duket që është duke kërcënuar me luftë bërthamore një çetë pionerësh në një shkollë të Moskë.
Mendjen e vogël, kur është në pushtet, dëshira për një pushtet të madh, e degdis shpesh në mendim fëminor..
Por, pikërisht këtu kuptohet se ka ardhur pjesa e fundit e tragjedisë Putin; dhe ka nisur komedia Putin.
Prisni dhe shikoni.