Armina Mevlani bëri me dije një javë më parë, se më në fund këtë shtator do të martohet me Shkëlzen Berishën, me të cilin ka mbi 10 vjet e lidhur.
Ajo ka dhënë ndërkohë së fundmi, edhe detaje nga dasma.
Në dasëm do të ftohen mbi 200 vetë.
Por ajo që ka rëndësi, është fakti se dasma, ndryshe nga sa ishte raportuar se do të bëhej jashtë Shqipërisë, në fakt do të mbahet në periferi të Tiranës, në Ndroq.
Kjo, ndoshta edhe prej faktit se familja Berisha, është paralajmëruar se do të shpallet “non grata” edhe nga vendet e BE-së.
Por sa të jetë Ndroqi, kush do t’ia dijë për Europën!