Kryeministri Edi Rama i ka dalë sërish në mbrojtje projektit të inceneratorit të Tiranës.

Ai theksoi se shqiptarët kanë shpëtuar nga këto vepra, duke shtuar se trajtimi i mbetjeve në vendin tonë ka çmimin më të ulët.

“Sa herë do më duhet ta shpjegoj. E kuptoj, ndërkohë që mund ta shpjegojë 5 herë, gënjeshtra përsëritet 500 herë. Ne paguajmë çmimin për mbledhjen dhe trajtimin e mbetjeve në impiantin e Sharrës, ku procesi fillon që nga mbledhja deri tek trajtimi dhe më pas tek transferimi në energji, që është një proces që nuk ka filluar. Por nuk ka lidhje me çmimin që paguajmë. Ka dy rrugë, ose paguajnë qytetarët nga xhepi i tyre, ose subvencionon shteti. Çdo ton ka çmimin e tij. Trajtimi i mbetjeve në Tiranë, ka çmimin më të ulët në Europë. Mundësia për të balancuar nevojën që njerëzit të mos paguajnë koston reale. Njëkohësisht nevojën që kjo bashkësi njerëzish të mos helmohen. Ai është një projekt në vazhdim. Në atë zonë mblidhen të gjitha mbetjet, nuk ka tym, zjarre e helme.

Në momentin kur do ndërtohet impianti i transforimimit të mbetjeve në energji, atje do vijojë procesi. Ku shkojnë këto plehra në Tiranë. Si u bë kjo? Mos ngatërroni se çfarë ata individë, në bashkëpunim me individë në pushtet kanë bërë në mënyrë të paligjshme, me veprat. Fakti është që këto qytete kanë shpëtuar falë këtyre veprave. Sigurisht që koston që është bërë në mënyrë të paligjshme, nuk do të thotë se plehrat duhet t’i lëmë rrugëve”, pohoi Rama.