1,2 miliardë lekë dhe buxhet shtesë, Teatrit i Operas i rikonstruktuar, mbetet ende i pakrahasueshëm, me institucionet e huaja simotra. Shkas, janë mangësitë, edhe në strukturë. Vetë artistët kanë vënë në dukje vështirësitë e punës me studiot e vogla të Orkestrës dhe Solistëve, akustikën problematike të hollit të koncerteve, por mbi të gjitha amortizimin e pianove të solistëve.“Opera tanimë është e rikonstruktuar dhe duhet që edhe instrumentet e saj të jenë në të njëjtën lartësi. Urgjente për ne është ndërrimi i pianove, si ato të studiove që janë krejtësisht të amortizuara sepse janë në teatër prej 40-50 vjetësh, si Steinway që është në sallë, ashtu edhe Yamah që është në hollin koncertor ”, shprehet pianistja Etrita Ibrahimi
Violinisti Tedi Papavrami, konfirmoi situatën në një intervistë për Report Tv, pas koncertit në qershor me pianistin francez François-Frédéric Guy, lidhur me pianon e shfaqjeve Steiway & Sons.

“Është vërtetë një sallë me vlerë që mund të bësh në kondita shumë të mirë muzikë, përveç pianos, që ka një problem që është goxha e shkatërruar, edhe pse është një pianoje e një marke shumë të mirë, ose ka nevojë për një riparim të tërë të thellë, ose për një instrument të ri. Kjo do të ishte për koncertet instrumentale një nevojë, vërtetë!”, tha Papavrami gjatë koncertit të qershorit.

Ndërsa ministrja e Kulturës, Elva Margariti, e pyetur nga Report tv lidhur me këtë deklaratë, premtoi se do të merren masa.

“Ka qenë një sfidë e kahershme kjo, jo vetëm për pianoforten të cilën ne e lidhim me dinjitetin e Operës, por duhet të shtrihet edhe tek të gjitha instrumentat e tjerë të orkestrës. Në këto muaj kemi punuar jo vetëm për blerjen e një pianoje të re, jemi vënë në kontakt me firmat më të mira të prodhimit, po luftojmë për kohët për ta pasur më shpejt se ç’na ishte thënë, pra viti 2023”, shprehet Margariti.

Margariti theksoi gjatë fjalës së saj se rregullime dhe risi do të ketë edhe në skenografinë që përdoret në “Opera”.