Pamjet e mediave të huaja kanë treguar gjendjen apokaliptike nga Uragani Ian në Florida ku të paktën 10 persona ka humbur jetën. Sidoqoftë, zyrtarët frikësohen se numri real i viktimave mund të jetë edhe më i lartë. Presidenti amerikan, Joe Biden, ka paralajmëruar se uragani – që tani është në kategorinë e parë – mund të jetë më shkatërruesi në historinë e Floridas, “me një numër të konsiderueshëm të jetëve të humbura”. Ian aktualisht është duke lëvizur drejt Karolinës së Veriut dhe asaj të Jugut.
Si pasojë e stuhisë së fuqishme, më shumë se 2.2 milionë njerëz vazhdojnë të mos kenë rrymë në Florida. Vërshimet janë aq të rënda, saqë disa banorë kanë mbetur të bllokuar nëpër shtëpitë e tyre. Garda Kombëtare është duke shkuar derë më derë për të shpëtuar personat e bllokuar. Guvernatori shtetëror, Ron DeSantis, ka thënë të enjten në mbrëmje se dëmet në disa rajone janë “gati të papërshkrueshme”. Uragani Ian ka goditur fillimisht Kubën duke e lënë gjithë shtetin pa rrymë ditën e martë.
Aerial videos of Lee County and the city of Kissimmee, both in Florida, show some of the widespread destruction caused by Hurricane Ian.
Latest storm updates: https://t.co/c4xMkaF9q0 pic.twitter.com/lcDPjPJpIL
— The New York Times (@nytimes) September 29, 2022