Me një gjakftohtësi absolute, Arsen Muskurti, shfaqen në ambjentet e brëndshme të agjencisë së udhëtimit,ku qëndronte vëllai i tij, Dritani dhe kunata Nora.
Pa i përshëndetur ata, Muskurti ka nxjerrë armën pistoletë dhe ka qëlluar plot 7 herë në drejtim të tyre, duke i lënë të vdekur në vend.E parë është qëlluar Nora Muskurti, e cila qëndronte në këmbë pas bashkëshortit të saj.
Ndërsa më pas Arsen Muskurti ka kthyer këndin e qitjes në drejtim të vëllait të tij, Dritanit. Ky është momenti, kur ai hap zjarr drejt të vëllait, i cili qëndron i ulur në karrige dhe para kompjuterit. Goditja është kryer nga një distancë e afërt.
Ndërsa Dritani është shembur në dyshme, autori i krimit është kthyer tek kunata e tij, Nora, të cilën ka vijuar ta qëllojë dhe dy herë të tjera në gjoks dhe kokë.E pas kësaj, kthehet sërisht tek i vëllai duke e qëlluar edhe këtë të fundit në kokë. E gjithë ngjarja ka ndodhur në 8 sekonda, duke mos i dhënë asnjë mundësi, dy viktimave të reagojnë për tu mbrojtur.Teksa është siguruar që vëllai dhe kunata e tij, kishin vdekur Arsen Muskurti, duket në video që puth pistoletën dhe më pas largohet duke dalë nga dyqani.Muskurti, ka udhëtuar disa metra në këmbë dhe ka shkuar në ambjentet e dyqanit të tij.Pikërisht në këtë vend, ai ka futur në kasafortë armën e krimit dhe më pas është larguar në drejtim të banesës së tij në zonën e zonën e “5 Majit” në Tiranë.
Sipas dëshmisë së bashkëshortes së tij, Muskurti ka qënë i qetë kur ka shkuar në banesë dhe i ka kërkuar gruas që ti përgatise ushqimin.
Gjatë kësaj, thotë bashkëshortja ai ka hyrë në banjo dhe ka bërë dush e mandej ka ngrënë ushqimin.Policia ka mundur ta lokalizojë Arsen Muskurtin, duke gjurmuar siluetën e lëvizjes së tij përmes kamerave të bizneseve dhe policisë rrugore të vendosura në Tiranë.
Informacioni është marrë që ai ndodhej në shtëpi i armatosur dhe në prani të gruas dhe fëmijëve, dhe ndaj pallati është rrethuar me efektivë të RENEA-s.
Por pas negicimit me të, Arsen Muskurti, është vetëdorëzuar duke treguar të gjithë dinamikën e krimit.
Vetë Arsen Muskurti, ka bërë hapjen e kasafortës ku është gjetur pistoleta, dy krëhëra me fishekë dhe leja e armës e miratuar një vit më parë nga Policia e Tiranës. Armën Muskurti e kishte për ta mbajtur me lejë vetëm në ambjentet e banesës dhe jo për të dalë me të në ambjente publike dhe në rrugë.
Ndaj nisur nga kjo situatë, prokuroria ka ngritur ndaj tij akuzën e “Mbajtjes pa lejë të armëve” dhe “Vrasjes për shkak të marëdhënies familjare”.
Vetë autori i krimit gjatë marrjes në pyetje, ka qënë shumë i qetë dhe nuk ka shfaqur asnjë pendesë për krimin e kryer.
Sipas policisë Muskurti bashkëjetonte me tre gra, më të cilat kishte dhe fëmijë. Konfliktet për marrëdhëniet e dy vëllezërve për borxhet mes tyre dhe përpjesëtimin e pasurinë, janë bërë shkaku i kësaj ngjarje të rëndë. Pritet që në ditët në vijim prokuroria e Tiranës të kërkojë një ekspertim psiqik ndaj Muskurtit.