Enkelejd Alibeaj do të mbledhë në Kryesinë e Kuvendit deputetët që e zgjodhën kryetar i grupit parlamentar të PD. Mësohet se mbledhja do të mbahet në orën 10:30. Nuk dihet arsyeja përse Alibeaj ka kërkuar takim me deputetët që e mbështesin vetëm pak orë para nisjes së sesionit të ri parlamentar.

Ndërkohë ligjvënësit demokratë do t’i drejtohen sërish të ndarë godinës së parlamentit. Ndonëse përgjatë verës pati tentativa për negociata mes deputetëve që mbështesin Berishën dhe atyre që nuk i janë bashkuar, këta të fundit rikonfirmuan në krye të grupit parlamentar Enkelejd Albeajn.