Historia e Bora Zemanit dhe Donald Veshajt do të vazhdojë të zhvillohet në syrin e publikut?!
Epo, gjasat këtë tregojnë. Tashmë është konfirmuar që moderatorja do të prezantojë “Dancing With The Stars” që pritet të startojë këtë sezon televiziv në Top Channel.
Sipas Kryefjala.com në ambientet e këtij televizioni po flitet se moderatorja kryesore në skenë Bora Zemani do të shoqërohet nga partneri i saj Donald Veshaj, i cili do të presë personazhet në “Gold Room”, (dhoma ku qëndrojnë konkurentët) pas performancës.
Tanimë që ribashkimi i çiftit është pranuar edhe nga ato vetë publikisht, përveçse partnerë në jetë do të jenë edhe në skenë. Të njëjtat zëra bëjnë me dije se romanca e dyshes duke qenë se ndiqet me kërshëri nga publiku do të përdoret për të për të rritur audiencën e “Dancing With the Stars”.
Nga ana tjetër, përballë tyre do të jetë Ilir Shaqiri. Kohët e fundit është përfolur se balerini i kishte thënë po ofertës për të shkuar në Tv Klan si kryetar jurie te “Dance with me”, por në fakt ky lajm është i pavërtetë. Fituesi i “Big Brother” do të jetë nën logon e Top, por jo vetëm kaq.
Një tjetër emër i Klan i bashkohet “Dancing with the stars”. Kështu, pas disa vitesh si pjesë e jurisë së “Dance with me”, Valbona Selimllari do të jetë në juri së bashku me Ilirin.