Ricky Martin ka ngirtur një padi prej 20 milionë dollarësh kundër nipit të tij 21-vjeçar Dennis Yadiel Sanchez, i cili e akuzoi yllin për abuzim seksual, sipas dokumenteve të siguruara nga ‘NYP’.
TMZ, e cila ishte e para që raportoi lajmin, vuri në dukje se kengëtari i “Livin’ La Vida Loca”, ngriti padinë të mërkurën në San Juan, Porto Riko.
Një muaj pasi Sanchez tërhoqi urdhrin e tij të ndalimit kundër yllit të popit, Martin pretendon se Sanchez filloi t’i dërgonte mesazhe përmes Instagramit, duke e kërcënuar se do t’i “prishte reputacionin dhe integritetin e tij” nëse nuk merrte para.
Martin pretendon në padinë e tij se Sanchez – të cilin ai e përshkroi si një “individ të paqëndrueshëm” – mburrej se ishte nipi i tij dhe i dërgonte mesazhe deri në 10 herë në ditë për rreth katër muaj.
Këngëtari latin pretendon gjithashtu se Sanchez postoi numrin e tij të celularit në internet dhe hapi një llogari në Instagram për një nga fëmijët e tij, gjë që nervozoi babain e katër fëmijëve.
Ricky beson se i ka humbur mundësitë fitimprurëse të biznesit, thuhet në padi, dhe po kërkon 20 milionë dollarë dëmshpërblim.
Për më tepër, artisti i cili është prindër i dy djemve 14 vjeçar, Valentino dhe Matteo, dhe vajzave Lucia dhe Renn, të dy 3 vjeç, me bashkëshortin Jëan Yosef – thotë se ai dhe familja e tij ndihen “të pasigurt” në Porto Riko për shkak të sjelljes së Sanchez.
Në korrik, Martin shpjegoi në një video të siguruar nga Page Six pse ai nuk i kishte adresuar akuzat e Sanchez për marrëdhënie incestuoze kur akuzat dolën për herë të parë – pavarësisht se ekipi i tij mohoi me forcë pretendimet “të rreme” në atë kohë.
“Për dy javë, nuk më lejuan të mbroja veten sepse po ndiqja procedurën, ku ligji … më detyronte të mos flisja derisa të isha para gjykatësit,” tha Martin, në klipin e tij.
Avokatët e Martin thanë se akuzuesi “konfirmoi në gjykatë se vendimi i tij për të pushuar çështjen ishte vetëm i tij, pa ndonjë ndikim apo presion të jashtëm, dhe akuzuesi konfirmoi se ishte i kënaqur me përfaqësimin e tij ligjor në këtë çështje”.
Sanchez, i cili është djali i gjysmëmotrës së Ricky, Vanessa Martin, më parë pretendoi se ai dhe xhaxhai i tij ishin në një lidhje shtatë mujore dhe Ricky e përndiqte në shtëpinë e tij pasi u ndanë dy muaj më parë.
Në mesazhin e tij video, Ricky u shpreh i lehtësuar për mbylljen e çështjes, por vuri në dukje ndikimin e negativ që dha në marrëdhënien me të dashurin e tij.
“Falë Zotit, këto pretendime u vërtetuan të jenë të rreme, por unë do t’ju them të vërtetën, ka qenë kaq e dhimbshme dhe shkatërruese për mua, për familjen time për miqtë e mi,” tha ai. “Unë nuk ia uroj këtë askujt.”