Paundi britanik ka rënë në një nivel rekord të ulët kundrejt dollarit, pasi tregjet reagojnë ndaj shkurtimeve më të mëdha të taksave në Mbretërinë e Bashkuar në 50 vjet.
Kjo erdhi pasi kancelari Kwasi Kwarteng zbuloi shkurtimet historike të taksave të financuara nga rritjet e mëdha të huamarrjes. Paundi ka qenë gjithashtu nën presion pasi dollari merr një nxitje nga banka qendrore e SHBA duke vazhduar të rrisë normat. Nëse paundi qëndron në këtë nivel të ulët kundrejt dollarit, importet e mallrave me çmim në dollarë, përfshirë naftën dhe gazin, do të jenë më të kushtueshme. Mallra të tjera nga SHBA mund të jenë gjithashtu shumë më të shtrenjta.
Rënia e paprecedentë e monedhës vjen pas njoftimit të Kancelarit Britanik të Thesarit Kwasi Kwarteng të premten se Mbretëria e Bashkuar do të vendoste uljet më të mëdha të taksave në 50 vjet, në të njëjtën kohë me rritjen e shpenzimeve. Kancelari Kwasi Kwarteng foli për një “epokë të re” për ekonominë, tatimi mbi të ardhurat dhe taksat për blerjet e shtëpive do të ulen dhe rritjet e planifikuara në taksat e biznesit janë hequr. Ai tha se ishte i nevojshëm një ndryshim i madh drejtimi për të nisur rritjen ekonomike dhe se dëshiron të vazhdojë të ulë taksat si pjesë e një përpjekjeje për të nxitur rritjen ekonomike në Mbretërinë e Bashkuar. Por laburistët thanë se nuk do të zgjidhte krizën e kostos së jetesës dhe ishte një “plan për të shpërblyer tashmë të pasurit”. Masat e reja fiskale për uljen e taksave, të cilat përfshijnë heqjen e planeve për rritjen e taksës së korporatave dhe uljen e kufirit në bonuset e bankierëve, janë kritikuar si “ekonomi të ulët” edhe nga anëtarët e partisë së vetë kancelarit. Ish-kancelari i konservatorëve, Lord Ken Clarke kritikoi uljet e taksave të dielën, duke thënë se kjo mund të çojë në rënien e paundit. mEdhe Euro preku një nivel më të ulët 20-vjeçar kundrejt dollarit në tregtinë e mëngjesit në Azi, mes shqetësimeve të investitorëve për rrezikun e recesionit, ndërsa dimri po afron pa asnjë shenjë të një fundi të krizës energjetike ose të luftës në Ukrainë.