Nga Ilir Metaj/
Përkundër tingujve çjerrës të atyre qe luajne kasandrash, dy anijet e kompanisë amerikane Execelerate Energy janë nje zgjidhje optimale që qeveria shqiptare arriti të sigurojë ne kohen e duhur per ne.
Sot, kur gjithe bota ndodhet nen trysnine e krizes energjetike, e cila duket te kete permasat si kurre me pare, te gjesh alternativa lehtesuese eshte se pari pergjegjesi e se dyti edhe zotesi. Te ulesh koken ne pritje te fatit eshte dorezim. Nje krize energjie eshte nje kambane kolapsi. Po kambana thone bie per ata qe kane vesh.
Qeveria e degjoi ne kohe dhe mori masa ne kohe. Fale zotit qe ka alternativa te tilla, me gaz ( jo mazut) te lengeshem. Dhe jemi edhe vend qe na do Zoti, ndaj na ka dhene det, qe mund te kemi kete alternative detare.
Natyrisht, eshte pikërisht kriza për shkak të luftës,që i bën këto zgjidhje mjaft të kërkuara në treg sot.
Anijet e Execelerate Energy, kanë qenë vërtetë në Bangladesh së fundmi, por më parë kanë qenë të kontraktuara edhe nga Brazili, Argjentina,Izraeli,Emiratet e Bashkuara etj.
Sigurisht që avantazhin e kësisoj mund ta përfitojnë vetëm vendet e Europës që kanë dalje në det, ndërsa vendet e tjera, për fat të keq, janë ende të varura nga tubacionet tokësore të gazit rus.
Anijet e siguruara me shpejtësi e pragmatizëm nga ana e qeverisë, prodhojnë energji elektrike nëpërmjet LNG, gaz i lëngshëm standard amerikan. Dhe kjo origjine e LNG i jep te gjitha garancite dhe pergjigjet per standardet dhe patentat ligjore për mosndotjen e ambjentit dhe respektimit rigoroz te Marrëveshjes së Parisit.
Dhe gazi natyror ne asnje gjuhe te botes nuk quhet mazut, siç duan e thone kasandrat-në tentativë.
Mazuti po qe do të ndotete detin, tokën, ajrin, veshët, sytë, mendjen dhe madje te ardhmen tonë, vetëm nëse qeveria do të rrinte duarkryq e do të na linte në renien e lire qe do te sillte kufizimi me orë të zgjatura i energjisë elektrike.
Dhe mos thoni se ne nje rast te tille te gjithe nuk do nxirrnim gjeneratoret e ndryshkur prej nje dekade te cilet po, punojne me mazut. Mos e dhente zoti te rikthehet ai makth.
E pra ndërpreje energjie elektrike për Shqipërinë, nuk do të ketë!
Për fatin e keq te kasandrave-në tentativë.
Ndotje mazuti për Shqipërinë, nuk do të ketë më, per fatin e mire te shqiptareve.
Me përjashtim të ndotjes që krijon mendja që punon me mazut, e atyre që edhe për natyrën, janë non grata.