Finalja e Champions League për herë të parë në histori mund të zhvillohet larg kontinentit të vjetër.
Lajmi i bujshëm vjen nga e përditshmja spanjolle ‘AS’ që shkruan se UEFA po mendon ta çoja finalen e kompeticionit më të rëndësishëm të futbollit europian në Shtetet e bashkuara të Amerikës. Kjo mund të bëhet për shkak rritje të ardhurash dhe marketing.
Prej disa muajsh UEFA dhe kompani mediatike në Amerike po negocionojnë për blerjen e disa të drejtave televizive, kryesisht të Champions League. Gjithsesi kjo është në fazën e idesë, por shumë shpejt palët mund të ulen për të konkretizuar gjithçka.