Presidenti rus Vladimir Putin, ka akuzuar Perëndimin se po minon ekonominë globale.

Putin ka nisur një sulm të ashpër kundër Perëndimit, nga Vladivostok, ndërsa s’i ka kursyer lëvdatat për kontinentin aziatik.

“Perëndimi ka dështuar, e ardhmja është në Azi”, kështu është shprehur Putin gjatë fjalës së tij.

Duke folur në Forumin Lindor në Vladivostok, presidenti rus shtoi se sanksionet perëndimore janë dritëshkurtër dhe një rrezik për të gjithë botën, ndërsa tha se Problemet në tregun global të ushqimit do të shtohen.

Ai gjithashtu u shpreh se qeveria e Moskës po kthehet gjithnjë e më shumë drejt Azisë.

Putin argumentoi gjithashtu se ekonomia ruse po i përgjigjet asaj që ai e quajti ” agresioni ekonomik dhe teknologjik i Perëndimit “, duke pranuar disa vështirësi në industri dhe rajone të caktuara.