Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri zhvilloi sot takime me strukturat e partisë në Elbasan, Librazhd dhe Përrenjas, në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet vendore.

Pas zgjedhjes së kryetarëve të partisë në nivel bashkie, Gjiknuri prezantoi para Asambleve në Elbasan, Librazhd dhe Përrenjas ekipet e reja drejtuese, sekretarët organizativ, sekretarët ekzekutiv dhe koordinatorët sipas tematikave.

Ai shprehu bindjen se skuadra e re është tashmë e gatshme për të nisur punën në funksion të realizimit të objektivit në zgjedhjet e ardhshme lokale.