Në Nju Jork u mbajt Samiti Global i Arsimit 2022, i cili u zhvillua gjatë tre ditëve, në datat 16, 17 dhe 19 shtator 2022.
Në përmbyllje të këtij samiti, më 19 shtator, përfaqësuesit e shteteve pjesëmarrëse u mobilizuan për të bërë më shumë përpjekje në drejtim të transformimin të arsimit.
Në këtë ngjarje historike ishte e pranishme edhe Ministrja e Arsimit dhe Sportit Evis Kushi, e cila në një publikim në rrjete sociale shprehet:
“New York, Në Samitin Global të Arsimit 2022, ku të gjithë përfaqësuesit e shteteve theksuam nevojën urgjente që të punojmë së bashku çdo ditë për transformimin dhe fuqizimin e sistemit arsimor, për të kapërcyer sfidat e përbashkëta dhe për të ndërtuar një të ardhme të sigurt dhe të qëndrueshme për komunitetet tona, familjet tona dhe për fëmijët tanë”.