Presidenti Begaj ka pritur sot në një takim pune ambasadoren e SHBA-ve, Yuri Kim. Kreu i shtetit bëri me dije se diskutimi kishte në fokus çështje të rëdësishme të bashkëpunimit dypalësh. Begaj u ndal edhe të mandati i Këshillit të Sigurimit ku theksoi vullnetin e vijmësisë të bashkëpunimit të ngushtë për të ardhmen. “Ditën e sotme pata kënaqësinë të pres në një takim pune Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Yuri Kim.
Vlerësuam partneritetin strategjik, diskutuam për çështje të rëndësishme dhe fusha jetike të bashkëpunimit dypalësh si: energjia, siguria, reforma në drejtësi, sfidat aktuale globale, etj. Përsa i përket mandatit të Shqipërisë, në Këshillin e Sigurimit, biseduam për bashkëpunimin e shkëlqyer të deritanishëm dhe shprehëm vullnetin për të vijuar bashkëpunimin e ngushtë dhe bashkërenduar qëndrimet në të ardhmen për çështje të interesit të përbashkët,” shkroi Begaj.
Kim zhvilloi dje një takim me Mesila Dodën në cilësinë e kryetares dhe kryetarin e grupit “Aleanca për Ndryshim”, Fatmir Mediun. Dy ditë më parë Ambasadorja amerikane Yuri Kim zhvilloi takime me deputeten demokrate Jorida Tabakun dhe me socialisten Etilda Gjonaj, teksa në përfundim të saj, nuk pati asnjë reagim nga ana e diplomates. Në thelb të bisedimeve ka qenë bashkëpunimi dypalësh si dhe shqetësimi për financimet ruse në partitë politike.