Një shqiptar nga Maqedonia e Veriut është nominuar nga presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden për ambasador të SHBA-së në Mal të Zi.
Kështu ka bërë të ditur Ruben Avxhiu, një shqiptar i cili vepron po ashtu në Amerikë. Diplomati i nominuar për ambasador të Amerikës në Mal të Zi është Begzat Aliu i njohur si B. Bix Aliu.
“Një shqiptaro-amerikan, B. Bix Aliu (Begzat Azem Aliu), do të jetë Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Malin e Zi”, shkruan Avxhiu në rrjetet sociale.
Mësohet se B. Bix Aliu ka shërbyer si zv.ambasador në Podogricë dhe si zv.shef i misionit të SHBA-së në Poloni.