Presidenti i Italisë Sergio Mattarella u prit me ceremoni në Pallatin e Brigadave nga presidenti shqiptar Bajram Begaj, ku më pas nisën takimin zyrtar. Pas takimit pritet të mbahet një konferencë e përbashkët për shtyp e dy presidentëve.
Pas takimit, mes dy Presidentëve do të ketë një deklaratë për median e dy homologëve. Gjatë kësaj vizite Presidenti Mattarella do të zhvillojë takime edhe me zyrtarë të lartë të shtetit shqiptar.
Mattarella mbërriti dje në vendin tonë dhe u prit në aeroportin ndërkombëtar ‘Nënë Tereza’, ministrja e Arsimit, Evis Kushit dhe ambasadori italian në vendin tonë, Fabrizio Bucci.
Në vizitën e tij, Mattarella shoqërohet nga Ministrja e Universitetit dhe Kërkimit Shkencor Maria Cristina Messa.