Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella mbërriti mbrëmjen e djeshme për një vizitë zyrtare në Tiranë.

Kreu i shtetit italian do të zhvillojë një vizitë zyrtare 2 ditore në Shqipëri.

Mattarella sot do të pritet nga kreu i shtetit Bajram Begaj me ceremoni shtetërore në Pallatin e Brigadave në orën 10.00.

Pas takimit, mes dy Presidentëve pritet të ketë edhe një deklaratë për median.

Gjithashtu gjatë kësaj vizite Presidenti Mattarella do të zhvillojë takime edhe me zyrtarë të lartë të shtetit shqiptar. Po ashtu presidenti do të takohet dhe me përfaqësues të komunitetit italian.