Çuçi: Duke parë gjithë këtë interesim për fillimin e një projekti të ri të BE në fushën e sigurisë dhe drejtësisë, mund të mendosh se është një gjë e re dhe një bashkëpunim që pritet të nisë tani. Por nuk është kështu, kjo e sotmja është vetëm etapa e radhës e bashkëpunimit të gjatë, që Shqipëria ka patur me BE në fushën e sigurisë dhe drejtësisë. Falë këtij bashkëpunimi sot kemi agjenci ligjzbatuese që denjësisht bashkëpunojnë me vendet anëtare por jo vetëm si partnere të barabarta. Gjë që vite me parë nuk mendohej. Kemi kaluar nga thjesht shkëmbimi i informacioneve në fazën e hetimit të përbashkët si një skuadër e vetme dhe më tej me operacione të përbashkëta. Ky është një hap i madh që bazohet mbi besimin e krijuar mes agjencive tona ligjzbatuese. Kjo aftësi për të ndërvepruar, për të qenë bashkë, nuk do ishte e mundur nëse nuk do kishim prej shumë vitesh një partner si BE.
Sot është thjesht një konfirmim i këtij partneriteti. Projekti i ri i bashkëpunimit me BE, ka qenë moment për të shënuar që ne lëvizim në një ligë tjetër, që është fillimi I aderimit të Shqipërisë në BE. Projekti do na shoqërojë në një proces të rëndësishëm të ndërlikuar, sic është procesi I negociatave për aderimin në BE.
Mbi të gjitha do na mundësojë që në të mësojmë nga modelet më të mira jo vetëm ato europiane por edhe të vendeve që rishtazi kanë aderuar në BE dhe kanë bërë një rrugë të ngjashme me Shqipërinë pak vite më parë.
PAMECA e shndërruar EU4LEA do transmetojë atë eksperiencë të gjatë, atë eksperiencë të akumuluar në këtë rrugëtim që të bëhet pjesë e trupit të agjencive tona ligjzbatuese. Ndonëse aktorët që vijnë në projekte të tilla janë të ndryshëm mbetet e njëjtë trup që përthith këtë asistencë. Kjo trupë është e shkrirë me këta emisarë që ne të ecimë përpara dhe të konsolidojmë më shumë forcmimin e institucioneve. Shqipëria ka hyrë në një process pa kthim drejt BE-së. Hapja e negociatave jo vetëm na ngarkon me përgjegjësi por na jep mundësinë për të evoluar në të mirë të progresit të Shqipërisë.
Të gjithë ndajmë të njëjtin opinion që sfidat janë shumë komplekse jo vetëm brenda vendit. Mjafton të përmendim situatën e pazakontë me sulmin kibernetik. Nëse deri dje ka qenë lufta klasike e institucioneve ndaj fenomeneve si krimi organizuar, lufta kundër drogës, terrorizmit, tashmë po përballemi me fenomene të reja, si lufta kibernetike. Edhe një herë ky sulm na tregoi se asnjë vend s’mund të përballojë i vetëm këto fenomene.
Ishte pikërisht ky sulm që na tregoi se të vetëm nuk mund të kemi sukses për të përballuar lufta kaq komplekse që kanë impakt ekstraterritoriale dhe pasoja nuk janë vetëm në një vend.