Zyrtarët e mbrojtjes të Bjellorusisë kanë njoftuar për nisjen e stërvitjeve ushtarake pranë kufirit me Poloninë, shtet anëtar të Bashkimit Evropian.

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar se trupat ushtarake do të trajnohen “për të çliruar territorin e pushtuar përkohësisht nga armiku” dhe për të rimarrë kontrollin e territorit në zonat kufitare. Kjo ministria tha se manovrat do të mbahen bazën stërvitore ushtarake në Brest, afër kufirit me Poloninë, por edhe në zonat përreth kryeqytetit, Minsk, dhe në Vitebsk në verilindje të Bjellorusisë.Autoritetet nuk bën të ditur se sa ushtarë janë të përfshirë në këto stërvitje, por thanë se “numri i trupave pjesëmarrëse, numri i armëve dhe pajisjeve ushtarake nuk tejkalon nivelin e përcaktuar sipas dokumentit të Vjenës të vitit 2011”. Më herët edhe ushtria ruse paralajmëroi se do kryente stërvitje së bashku me ushtrinë  Kinës dhe Indisë.