Vladimir Putini synon që të shpallë LIVE rezultatet e të ashtuquajturave referendume për bashkim me Rusinë në zonat e pushtuara në Ukrainë. Televizionet pritet të ndërpresin programacionin për të transmetuar ceremoninë. Mediat ndërkombëtare raportojnë se në mes të Moskës janë vendosur skena të mëdha, të cilat gjatë ditës së sotme do të përdoren për fjalime dhe festime me rastin e bashkimit me Rusinë të Luhanskut, Donjeckut, Khersonit dhe një pjesë të Zaporizhias, të cilat janë të njohura ndërkombëtarisht si pjesë të Ukrainës në fakt.
Referendumet e paprecedentë zgjatën pesë ditë në Donetsk dhe Luhansk në lindje, dhe Kherson dhe Zhaporozhioa në jug, të kontrolluara nga separatistët pro-rusë, shkruan abcnews.al. Përveç pamjeve të ushtarëve të armatosur që prisnin në kutitë e votimit, në kamera u fiksuan edhe pushtuesit rusë që shkonin derë më derë duke kërkuar vota. Nuk pati asnjë vëzhgues të pavarur dhe referendumet nuk janë njohur ndërkombëtarisht.
Siç pritej, 97% e votuesve u shprehen “PO” bashkimit me Rusinë. Vladimir Putin do të mbajë sot një ceremoni nënshkrimi për aneksimin e katër rajoneve të pushtuara të Ukrainës. Në Sheshin e Kuq në Moskë u ngrit një skenë për ceremoninë në fjalë. Në dërrasat përreth sheshit u varën edhe postera që thuhej se të katër rajonet janë territor rus. Gjithashtu theksohet se Putin do të mbajë një fjalim të gjatë në ceremoni. Ndërkohë që ndodh kjo, mijëra trupa ruse janë thuajse të rrethuara nga ukrainasit në Lyman, si pjesë e kundërofensivës së Ukrainës në lindje.