Ministria e Mbrojtjes e Lituanisë njoftoi se Forcat e Reagimit të Shpejtë të vendit do të vihen në gatishmëri të lartë pas fjalimit të Vladimir Putin.

“Meqenëse mobilizimi ushtarak rus do të zhvillohet pranë kufijve tanë, forcat e reagimit të shpejtë të Lituanisë do të vihen në gatishmëri të lartë për të parandaluar çdo provokim nga Rusia”.