Finalizohet operacioni policor i koduar “Seats”, ndërsa në pranga kanë rënë 2 persona për drogë. Pas hekurave përfunduan shtetasit me inicialet E. K., 35 vjeç dhe B. I., 25 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjet u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, doza me lëndë të dyshuar narkotike canabis sattiva.

NJOFTIMI I POLICISE

Operacioni, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, në DVP Durrës. Qarkullonin me doza me lëndë narkotike në automjet, vihen në pranga 2 shtetas dhe sekuestrohet lënda narkotike. Të arrestuarve iu gjetën edhe shuma parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale. Shërbimet e Policisë Durrës, në vijim të kontrolleve intensive për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike, finalizuan operacionin policor të koduar “Seats”, si rezultat i të cilit u kapën dhe u arrestuan në flagrancë shtetasit:

-E. K., 35 vjeç dhe B. I., 25 vjeç, banues në Durrës, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin që drejtonte 35-vjeçari dhe ishte pasagjer shtetasi B. I., u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, doza me lëndë të dyshuar narkotike canabis sattiva.

Gjtihashtu, të arrestuarve iu gjetën 112 000 lekë të rinj dhe 200 €, të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprime të mëtejshme procedurale.