Drejtori i KESH-it, Ergys Verdho tha për Euronews Albania se injektimi që ka bërë buxheti i shtetit në koorporatën elektro-energjitike është shumë i madh.
“Për të pasur mundësi që të dali në treg, për të siguruar sasinë e munguar të energjisë nga prodhimi, sot flasim për një shifër 300 milionë euro, nga janari deri më sot. KESH-i e ka përballuar më së miri këtë me fondet e veta deri në korrik, atëherë shteti hyri në ndihmë duke injektuar këtë kapital,” – u shpreh Verdho.
Ai bëri thirrje për ndihmë nga Komisioni Europian, ndërsa qytetarëve u bëri thirrje të kursejnë.
“Lufta jonë është të ulim konsumin,” – tha Verdho.