Dhoma Amerikane ka organizuar eventin ‘Qytetet Inteligjente’. Eventi dy ditor është zhvilluar në bashkëpunimin me Ambasadën Amerikane.

Pamela Ward në Departamentin Amerikan të Tregtisë, tha se “Qytete Inteligjente’, është shembulli për të kapërcyer sfidat.

“Secila sfidë globale ka ndikime domethënëse. Zgjedhjet dhe që bëjnë sot do të kenë potencialin për të ndërtuar një të ardhme më të mirë që përfshin një ajër më të pastër . Tani është koha, jo vetëm sepse sfidat janë të mëdha por edhe sepse zgjidhjet nuk mund t’i kemi vetëm për një natë. Zbatimi i këtyre nismave kërkon një strategji më të mirë. Si pjesë e kësaj ngjarje të ditës së sotme ne mbështesim dhe asistojmë shoqëri të huaja.

Disa shoqëri sot do të ndanë histori specifike për të ndihmuar ju se çfarë do të t’ju duhet në shoqëritë tuaja. qytetet e zgjuara është një referencë e pabesueshme, koleksioni i këtij informacioni së bashku me studimet duhet të lexohet nga çdo njeri këtu. Teknologjitë e qyteteve të zgjuara kërkojnë mbrojtje. Njësitë qeveritare të SHBA ofrojnë mbështetje për pengesat në lidhje me cilësinë për qytetet e zgjuara.”, tha ajo, duket shtuar se një tjetër qëllim është forcimi i standardeve të sigurisë kibernetike.”