Godina e Bashkisë së Kurbinit, pas shkatërrimit nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, po rindërtohet më e madhe dhe më e fortë. Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja dhe kryetarja e bashkisë Kurbin, Majlinda Cara, inpektuan sot punimet për rindërtimin e godinës.
Kryeministri Rama vuri në dukje se bashkia e re e Kurbinit, po rilind e bukur dhe e fortë, pas rrënimit të karakatinës së vjetër që shkatërroi tërmeti. Kryetarja e bashkisë, Cara theksoi se në këtë godinë do të ofrohen së shpejti shërbime publike me kushte dhe standarde optimale për banorët e zonës.