Gazetarja pyet për financimet ruse: Në Itali, ka ndodhur e njëjta gjë, dhe atje homologu juaj ka zhvilluar një bisedë telefonike me Sekretarin e Shtetit z. Blinken. A do të bëni dhe ju të njëjtë gjë për rastin e Shqipërisë, pra të PD-së dhe Lulëzim Bashës, për ta vërtetuar edhe vetë vërtetësinë e atij raportit, pasi edhe vetë ambasada amerikane i ka cilësuarë financimet ruse si kërcënime për demokracinë e vendit?

Kryeministri Edi Rama shpjegoi se për çfarë duhet të flas unë me Sekretarin e Shtetit, për financimet ruse të PD-së? Ju këtë e dinit, ka disa vjet, për çfarë ju duhet juve Sekretari i Shtetit, juve, Prokurorisë?

Dhe nga ana tjetër, po ju them prapë pse e ndani ju, sot njerin nga tjetri?
Partia Demokratike ka qenë një e tërë dhe financimeve ruse ja kanë vënë gjoksin të gjithë.
-A nuk e keni dëgjuar ju, nga të gjithë ata, që sot po na dalin më antirusë se vetë amerikanët, që nuk ka financime ruse, që ky është një trillim?
-A e keni dëgjuar ju që ambasadori amerikan, paraardhësi, i ka vajtur dhe u ka vënë dosjen përpara dhe këta i kanë dhënë përgjigjen se kjo është trillium?
-A e keni parë ju që ambasadori i mëparshëm amerikan është sulmuar nga të katërta anët?

Pse nuk i bënë këto lidhje ju? Kush e ka sulmuar? E kam sulmuar unë?
Pse nuk i bëni këto lidhje? Pse i ndani këto, pse bini ju kaq kollaj në këtë kurth tjetër? Si ka mundësi që ju tërheqin për hunde kaq kollaj?

Financimet ruse janë fakt, janë fakt. Financimet ruse nuk janë bërë thjesht nga një person, janë bërë bashkë dhe të jeni të sigurt që do dëgjoni akoma gjëra të tjera.

Por, të më thoni që të marr unë Sekretarin e Shtetit, çfarë t’i them? T’i them që Prokurori shqiptare nuk ka bërë asgjë tani dhe si do ja bëjmë kësaj pune?

Ai është fakt. Ju keni dëgjuar me gojën hapur shpjegime për diasporën shqiptare që u mblodh për të shpëtuar vatanin dhe mblodhi lekët dhe i dërgoi pa emra.

Dhe faktikisht, po flas për median, nuk e kam fare me ju e as me TV-in tuaj, po flas për median në përgjithësi, e kam shumë të qartë se çfarë qëndrimi ka mbajtur pjesa më e madhe e mediave, çfarë qëndrimi ka mbajtur media e atij zotërisë, që pak më parë kishte hallin e të rinjve që po ikin.

Financimet ruse aty i keni. Merrini, investigoini! Dhe është shumë e thjeshtë, gjeni ata shqiptarë që janë mbledhur për të shpëtuar vatanë në Amerikë dhe kanë sjellë 500 mijë dollarë me çantë! Gjejin ata dhe zgjidheni këtë punë!