Kryeministri Edi Rama ndodhet në lagjen e re të Zall Herrit ku në total strehohen në shtëpi të reja 199 familje të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit. I shoqëruar nga kryetari i Bashkisë Erion Veliaj, Rama u prit me këngë e valle nga banorët e zonës.
Rama nuk e kurseu një koment për vendimin e qeverisë për konfiskimin e ndërtimeve pa leje duke thënë se nuk janë prishur pazaret me askënd, por nuk mund të lejojnë pasanikët të jenë pa kufij.Gjithashtu tha se bëjnë kontrolle cdo 45 ditë gjatë ndërtimit të pallateve që të mos ndërtohen kate pa leje.