Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në prezantimin e abetares së përbashkët Shqipëri Kosovë iu përgjigj dhe komenteve dhe akuzve të opozitës lidhur me gjendjen jo të mirë të librave falas që iu jepen nxënësve për klasat e 9-vjeçares, të cilat i cilësojnë si të pa përdorshëm.Kryeministri u shpreh se çdo nxënës ka detyrim që t’i dorëzojnë në gjendje të mirë, ose për ndryshe do duhet që t’i blejë nëse librat do jenë të dëmtuar aq sa nuk mund të përdoren më nga nxënësit e tjerë.
“Kam ndjekur disa kronika dhe komente për librat që që kalojnë dorë pas dore dhe një rregulli të caktuar, librat që jepen falas ka një cikël 3 vjeçar. Thonë se janë të përdorur. Kjo nuk është çështje parash apo se nuk i përmbahemi dot angazhimit apo nuk i përmbahemi premtimit për librat falas. Kjo është një politik, dhe nga vendet shumë vende të fuqishme që i edukon të rinjtë, tregon se është një pasuri që ndahet dhe më të tjerët, një vlerë që nuk të përket vetëm ty, është një send që i kalon dhe të tjerëve. Ti merr një libër të ri falas, kur të afrimit, prindërit ta dhurojnë një libër, ti duhet ta mirëmbash, librit duhet të jetojë dhe përtej kohës që të duhet ty për ta lexuar, ai do të kalojë dhe te të tjerët. Librat i dorëzojnë në një gjendje që nuk mund të përdoren më nga nxënësit e vitit të ardhshëm do duhet t’i blejnë. Normalisht jo nga shumica ,e cila i kalon në gjendje të mirë te klasat e tjera”, tha Rama